Site icon Tetova Expres

Bekteshi: Inspektorati i tregut prej sot me kontrolle të intendifikuara nëpër markete, do të verifikojë nëse janë ulur çmimet për produktet bazë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sonte në emisionin “10 minuta” në TV 21, tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka të gjithë listën e kompanive nga industria ushqimore që EMV do t’i furnizojë me energji më të lirë elektrike dhe se në bazë të kësaj Inspektorati do të kryejë kontrolle të intensifikuara në tregjet ku së shpejti duhet të shiten produktet ushqimore bazë me çmime të reduktuara, transmeton Portalb.mk.

Ministri theksoi se nga nesër prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, të cilat janë të mbuluara nga masa e qeverisë për energji të subvencionuar elektrike, do të fillojnë tu ofrojnë marketeve çmime të reja, të reduktuara për produktet ushqimore bazë.

“Ne i verifikojmë çmimet gjatë importit përmes drejtërisë doganore. Sipas atyre çmimeve të importit dhe çmimeve shtesë të transportit dhe ngjashëm, Inspektorati i Tregut e di se cili duhet të jetë çmimi përfundimtar, i cili afishohet në raftet e marketeve. Prandaj pres të forcohen kontrollet. IShT ka të gjithë listën e kompanive që do të subvencionohen në fushën e energjisë elektrike dhe krahas kësaj tregjet e mëdha duhet të ndryshojnë çmimet e produkteve”, tha Bekteshi.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që nëse vërejnë se çmimet e produkteve ushqimore bazë në markete nuk janë ulur ose nëse janë keqpërdorur nga disa tregtarë, të lajmërojnë menjëherë Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike për kompanitë nga industria ushqimore duhet të sigurojë çmime më të ulëta të produkteve ushqimore bazë në tregje. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Ekonomisë, uljet e çmimeve të këtyre produkteve do të shkojnë nga pesë deri në 13 për qind.

Advertisement

Ndryshe, prej sot pritet ulje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, siç njofton Ministria e Ekonomisë, nga pesë në 13 për qind. Rënie pritet për bukën, për të cilën një pjesë e furrave thonë se prej sot do të mund të blihet për 32 denarë. Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë deri rreth 10 për qind. Ulje mbi 10 për qind është e mundur edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori. Por ulje të çmimeve në dhjetor nuk mund të priten për produktet e qumështit, të cilat sipas përpunuesve do të jenë më të lira tek nga janari,

Exit mobile version