Të pandehurit e kanë mohuar fajësinë për veprën penale vrasje. Ata kanë kërkuar të gjykoheshin për rrahje dhe jo për vrasje. Sipas tyre, ata nuk kanë pasur qëllim vrasjen e hendbollistit kroat Tot
Të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, sot nga Gjykata Penale Shkup, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me gjithsej 52 vite burg. Të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski dhe Klementina Levkovska janë dënuar me nga 18 vjet burg, ndërsa i akuzuari Andrej Kostovski me 16 vjet burg. Gjatë vendimit, gjykatësja tha se janë marrë parasysh të gjitha rrethanat, derisa ata rënduese janë shkalla e përgjegjësisë penale, privimi nga jeta. Për Anxhelon dhe Klementinën, rrethana më rënduese janë pasi që kanë goditur vazhdimisht Denis Totin. Derisa masat lehtësuese për të akuzuarit janë pasi ata janë të rinj dhe nuk kanë pasur më parë vepra penale si dhe për Anderj Kostovskin, masa lehtësuese është pasi ai është paraqitur vet në stacionin policor.
Gjatë vendimit gjykatësja tha se të pandehurit nuk e kanë denoncuar rastin në polici dhe nuk kanë treguar që e kanë goditur viktimën. Sipas saj, Gjykata ka marrë parasysh dhe rrethanat dhe si masë lehtësuese ka paraparë pasi të pandehurit janë të rinj dhe nuk kanë pasur më parë vepra penale. Derisa si masë rënduese është marr goditja e vazhdueshme e të pandehurve ndaj viktimës. “Prova më e besueshme për gjykatën janë video incizimet nga kamerat e sigurisë të disa lokaleve në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet individuale dhe të përbashkëta të të pandehurve duken qartë. Është e qartë se ata kanë qenë në dijeni për pasojat që kanë ndodhur. Rënia e Denis Totit në tokë, i cili ishte atletik dhe i fortë, tregon qartë fuqinë e goditjeve të Anxhelos”, tha gjyqtarja.
Në anën tjetër, të pandehurit e kanë mohuar fajësinë për veprën penale vrasje. Ata kërkuan të gjykoheshin për rrahje dhe jo për vrasje. Sipas tyre, ata nuk kanë pasur qëllim vrasjen e hendbollistit kroat Tot.
Ndryshe, vendimi i gjykatës vjen katër muaj pas seancës së parë për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot. Gjatë gjykimit u dëgjuan dëshmitarë të shumtë të ngjarjes, por edhe ekspertë. Pamjet e vëzhgimit video, si nga klubi para të cilit u vra Tot, ashtu edhe pamjet nga kamerat e qytetit, kanë luajtur rol të rëndësishëm. Të gjithë të akuzuarit kanë kërkuar falje për krimin që kanë kryer. koha. Zenel MIFTARI