Rruga e Butiqeve në Tetovë në të ardhmen pritet të renovohet dhe ridejzinohet për nevojat e zejtarëve. Kjo do të realizohet në kuadër të projektit Ringjallja e zejeve dhe ndërtimi i kulturës për zhvillimin e përbashkët të turizmit”, që është në pjesë e programit ndërkufitar IPA me Kosovën.Investimi në këtë rrugë do të jetë 300 mijë euro, me një gjatësi prej 444 metra dhe gjërësi 6 metra.Qëllimi është që në të ardhmen këta zeje të zhvillohen dhe të promovohen. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në komunën e Tetovës ndërmjet Ministrit të pushtetit të lokal Risto Penov dhe kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami.
“Kishim një takim ku u hapën shumë çështje, dihet se komuna e Tetovës ka probleme me funksionimin sidomos në apsektin financiar dhe u bisedua për mënyrat që të dilet nga kjo gjendje.Sot nënshkruam një marrëveshje për rikostruimin e rrugës së zejtarëve me mjete të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal si dhe të bsiedojmë për mundësitë që në të ardhmen komuna e Tetovës të aplikojë dhe përfitojë grante përmes prograës së qeverisë Zviceriane, përmes UNDP dhe programeve tjera.Gjetëm gjuhë të përbashkët që të vazhdojmë më tutje të punojmë për vazhdimin e decentralizimit dhe pengesave që kanë komunat sidomos me mënyrat e financimit, kufizimin e harxhimit të mjeteve me qëllim komunat më lehtë të funksionojë dhe të zgjidhim problemet e qytetarëve” tha Risto Penov, Ministër i Pushtetit Lokal.
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se projekti për rikostruimin e rrugës së Butiqeve është mjaft I rëndësishëm për komunën e Tetovës.
“Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Prizrenit.Kjo tregon se ne si komunë jemi të gatshëm të bashkpunojmë edhe me ministritë tjera me të cilët ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve dhe me këtë bashkë të maksimalizojmë realizimin e projekteve të cilët janë për të mirë të qytetarëve të komunës së Tetovës”, tha Kasami.
Krahas kësaj, është paraparë edhe program për trajnim të zejtarëve, hotelierëve dhe agjencioneve turistike duke përfshirë edhe takime individuale me mentor, kurse janë paraparë edhe puntori me operatorët e agjencive turistikke që të krijohet një ofertë turistike e bazuar në zejet lokale dhe tradicionale, duke përfshirë përpunimin e arit, ëmbëltoret, veshjet tradicionale e kështu me rradhë. Ndryshe, rruga e butiqeve në Tetovë është mjaft e frekuentuar gjatë periudhës së verës kur në vendlindje kthehen mërgimtarët.Megjithatë, në këtë rrugë ku ka qindra biznese artizanale është lënë në mëshirë të fatit dhe gjithnjë ka kaos në trafik, nuk ka vende për parkim dhe qasja është shumë e vështirë. TV KOHA