Disa nga furrat e bukës bëjnë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të mund
të blejnë bukë për 32 denarë. Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të
çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind.Ulje mbi 10
për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr një
vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë
kompanitë e këtij sektori.Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga
nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, me
çmim prej 80 euro për megavat në orë.Kompanitë e përshëndesin masën si një
fillim për të adresuar plotësisht problemin në industrinë e tyre. Ata gjithashtu
besojnë se do të ketë efekt çmimi i rregulluar i energjisë elektrike, i kombinuar me
masën për marzhe në shitje me pakicë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski së
fundi tha se masat për subvencionimin e energjisë elektrike për
kompanitë që prodhojnë produkte bazë ushqimore janë bërë me
qëllim që të ulen çmimet e këtyre produkteve për së paku 10 për
qind.Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërkaq, së fundi tha
se dihet se çfarë vendimesh do të marrë qeveria nëse nga 1
dhjetori nuk do të ketë ulje të çmimeve të produkteve ushqimore
bazë në pajtim me komponentin apo inputin e energjisë elektrike.
Ai bëri të ditur se Inspektorati Shtetëror i Tregut në vazhdimësi do
të kryejë kontrolle te tregtarët me shumicë dhe pakicë për
respektimin e masës për marzhe të ku)zuara gjatë përcaktimit të
çmimeve. Kontrolle shtesë, siç tha ai, priten nga 1 dhjetori.
Autoritetet thonë se nga 1 dhjetori, të gjitha kompanitë që mund
të përdorin masën për furnizim të subvencionuar me energji
elektrike me çmim prej 80 eurosh për megavat në orë do të duhet
të ulin çmimet e produkteve të tyre.TV KOHA