Festa e 28 nëntorit në Tetovë këtë vit është festuar me aktivitete të ndryshme kulutore, sportive dhe shumë aktivitete të tjera. Fillimisht fëmijët e çerdhës “Rinia” kishin organizuar shfaqje në lidhje me festën e flamurit. Më pastaj ka vijuar marshi i nxënësve të shkollës së mesme nga objekti shkollor deri në qendër të qytetit, duke festuar pastaj edhe në “Pallatin e Kulturës” me këngë dhe valla. Gjithashtu organizimi në boks në Tetovë solli edhe shumë personalitete të ndryshme në Tetovë, që nga ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu si dhe ish kryetari i Skenderaj Bekim Jashari.
Kreu i komunës Bilall Kasami u ndau mirënjohje ish presidentit Moisiu si dhe ish kryetarit të komunës Skenderajt Bekim Jasharit kështu për të përmbyllur festat në Tetovë.