Nëse Aleanca për Shqiptarët do të hynte në Qeveri, ministria e Drejtësisë do të ishte njëra prej dikastereve ku vlerësojnë se do të kishin dhënë kontributin e tyre për t’i përmirësuar gjërat, deklaroi mbrëmë në “Click plus”, deputeti ASh-së, Halil Snopçe.
“Në qoftë se ne e kritikojmë mos funksionimin e sistemit të së drejtës, nëse ne kritikojmë mos zbatimin e ligjeve në këtë shtet, nëse ne kritikojmë nivelin e lartë të korrupsionit në shtet, normalisht dikasteri i Drejtësisë dhe disa drejtori që mund të kenë lidhje me funksionimin e mirëfilltë të sistemit të së drejtës. Do ishte e logjikshme për shkak se ne konsiderojmë se kemi dijen e mjaftueshme politike që të japim kontribut”, theksoi Halil Snopçe, deputet i ASh-së.
Megjithatë sipas analistit dhe gazetarit Arben Ratkoceri, do të ishte naivitet të besohet se reformat e mëdha mund do të bëhen vetëm me një subjekti politik. Shtoi se kjo gjë mund të arrihet vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje mes 4 subjekteve kryesore politike në vend, 2 shqiptare dhe 2 maqedonase.
“Ne të mos bëhemi naivë që një subjekt politik shqiptar, qoftë Aleanca po e marr si më të fuqishme, qoftë BDI në këtë shtet në këtë formë si është do të kenë mundësi që t’i bëjnë ato ndryshimet e mëdha brenda shtetit. ”
Çka quan ndryshim të madh brenda shtetit?
“Reformën e madhe në drejtësi po e marr shembull. Nuk mundet, për 1 vit e gjysmë nuk bëhet ajo. Edhe për 8 vite nuk bëhet”, pohoi Arben Ratkoceri, analist.
Sipas analistit Sefer Selimi, ASh duhet të ketë kujdes kësaj radhe me koalicionin me partitë qeverisëse. Shtoi se nëse Alternativa me tre deputetë ka 3 ministri, atëherë me këtë logjikë ASh duhet të ketë më shumë pozita.
“Një marrëveshje korrekte, e qartë, e mirë definuar dhe mbi të gjitha proporcionalisht e barabartë me të gjithë partnerët e tjerë të koalicionit.TV21: Interesante si hipotezë. Po flas sinqerisht.”
“Nuk mundet p.sh Alternativa me 3 deputet e gjysmë të ketë 3 ministri dhe Aleancës t’i ofrohen 3 ministri me 8 deputetë”, tha Sefer Selimi, analist.
I mendimit të njejtë është edhe deputeti Snopçe. Shtoi se kur do të ketë ofertë duhet të analizohet edhe ky segment.
“Është shumë normale teza që e ngriti z. Selimi dhe është shumë normale se duhet të jetë ofertë konform kësaj teze. ASh në momentin që do të ketë ofertë sigurisht se do ta merr parasysh edhe këtë fakt. Së paku unë do të kisha marrë parasysh sepse ne duhet të dalim para votuesve tonë dhe të arsyetohemi”, pohoi Halil Snopçe, deputet i ASh-së.
Një tjetër ministri të cilën mund ta drejtojë ASh është edhe ajo e Shëndetësisë. Në pyetjen mbrëmë se “A po shkon Bekim Sali dhe po vjen Bekim Tateshi?”, Snopçe sqaroi se ende nuk ka oferta konkrete.21.tv