Në festën e 28 nëntorit, ditën kur u shpall pavarësia e shtetit shqiptar, në fshatin
Shipkovicë të Tetoëvs, është përuruar busti i dëshmorit të rënë në vitin 2001
Xhemil Abdurrahmani. Busti i dëshmorit Xhemil Abdurrahmani është vendosur në
oborrin e shkollës fillore Rexhep Voka të fshatit Shipkovicë, krahas bustit të
Rexhep Vokës dhe Sadudin Gjurës.Para të pranishmëve fjalë rasti foli Sadik Izairi
drejtor i shkollës fillore Rexhep Voka të fshatit Shipkovicë.
Si rrallë herë, ceremonia e inaugurimit të bustit të dëshmorit Xhemil
Abdurrahmani, ka bërë bashkë përfaqësues të komunës së Tetovës dhe pushtetit
qendror. Njëri pranë tjetrit janë ulur nënkryetarja e Lëvizjes Besa që është edhe
këshilltare në komunën e Tetovës Besa Kadriu dhe kryetari i Bashkimit
Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
Në këtë cermoni ishin të pranishëm familjarë të dëshmorit Xhemil Abdurrahmani,
banorë të fshatit Shipkovicë dhe mysafirë të tjerë. Xhemili u lind në vitin 1980 dhe
ra heroikisht në vitin 2001.