Site icon Tetova Expres

Kryetari i Komunës së Bogovinë z. Besnik Emshiu: URIME! Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar!

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Kryetari i Komunës së Bogovinë z. Besnik Emshiu ka shprehur urime kombit shqiptar.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëkombas,

Sot festojmë 28 Nëntorin, Diten e Flamurit kombëtar, një datë me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.

28 Nëntori i vitit 1912, nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm, në këtë datë të caktuar historike! Ishte vulosje e të arriturave tona si komb, në rrugën e vështirë të lirisë.

Advertisement

Kjo datë, përveç kurorëzimit të përpjekjeve tona për liri shënon edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë për kombin tonë, në të cilën jemi duke ecur sot e mbi një shekull më parë.

28 Nëntori, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë për përmbushjen e këtij testamenti.

Një ditë e tillë e madhe, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë.

Duke ju uruar Ditën e Flamurit, ju bëjmë thirrje për dashuri, harmoni ndërnjerëzore dhe tolerancë.

URIME! Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar!🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Advertisement

Nga kryetari Komunës dhe këshilli komunal.

Exit mobile version