Grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova, me
aktivitete dy ditore kanë festuar 30 vjetorin e
themelimit. Mbrëmë, ashtu edhe siç kishin
paralajmëruar, ata dhuruan spektakël në qytetin e
Tetovës.“Ballistët” festën e %lluan më 26 nëntor,
me shfaqjen e një dokumentari për 30 vjetorin e
tyre.Ndërsa festa kryesore ishte mbrëmë , ku
tifogrupi nga Tetova realizuan marsh nëpër rrugët
e qytetit si dhe spektakël të vërtetë me
%shekzjarre, pamjet e të cilave u shpërndanë në
rrjetet sociale.Tifogrupi “Ballistët” është themeluar
në vitin 1992, ndërsa prej atëherë ata i kanë
qëndruar pranë në çdo ndeshje klubit të tyre të
zemrës, por edhe Kombëtares Shqiptare.Ndezja e
%shekzjarreve ishte një pamje mbresëlënëse duke
patur parasysh se %shekzjarret u ndezën edhe në
Kalanë e Tetovës, edhe përgjatë rrugës Tetovë-
Kodra e Diellit, përgjatë bulevardeve kryesore të
qytetit dhe në qendër.