Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova Festivalin poetik “Festat
e Nëntorit” i finalizoi me maratonë kulturore e kombëtare me orën e
madhe poetike “Na bashkon flamuri”, në Tetovë, me poetë e poetesha
nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora.Manifestimi u realizua në sallën
e Këshillit të Komunës së Tetovës, para shumë artdashësve të fjalës së
shkruar- poezisë.
Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”-Tetovë Behare
Neziri,
Edhe pse kjo orë poetike, kishte karakter garues, të gjithë poetët ishin
fitues ngase poezitë ishin nga më të mirat, që ju kushtoheshin, flamurit,
kombit, dhe atdheut. Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”-
Tetovë, Behare Neziri ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës së
Tetovës Billal Kasami dhe Drejtorin e Laorit, Vullnet Murseli.