Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot sërish është “fundosur” një kamion në hapësirën e shatërvanit.
Automjeti është me targa të huaja. Kjo nuk është hera e parë që një kamion bie në shatërvanin që nuk funksionon ndërsa apelet e autoriteteve për të mos lëvizur automjetet në atë hapësirë duket se kanë qenë të kota.
Policia ka dal në terren dhe po bën hetime për rastin.