Site icon Tetova Expres

Kryetari i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami uron kombin shqiptar me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Kryetari i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami ka shprehur urime për pjesëtarët e kombit shqiptar.

Kongresi i Manastirit shënon një nga ngjarjet më madhore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Unifikimi i Alfabetit shqip shënon fazën më të rëndësishme të afirmimit të identitetit kombëtar në të gjitha hapësirat shqiptare.

Dita e Alfabetit është një moment kujtese për gjithë ata mendje të ndritura që në një frymë bashkimi i dhanë udhë idesë një komb, një gjuhë. Qyteti i bukur i Manastirit mbetet simbol i përhershëm i përpjekjes për gjuhën shqipe dhe simbol i identitetit evropian shqiptar.
Sot, së bashku me bashkëpartiakët e mi vizituam shtëpinë e Alfabetit në Manastir, për të rikujtuar këtë ngjarje dhe gjithë përpjekjet historike të gjeneratave të tëra për gjuhë dhe identitet.
Gjithashtu në këtë ditë dua të uroj të gjithë simpatizantët, aktivistët e Lëvizjes BESA në 8 vjetorin e themelimit të saj.
Gëzuar!

Exit mobile version