Site icon Tetova Expres

(VIDEO) Të hënën EVN nis vendosjen e njëhsorëve të energjisë elektrike

Ekipet e EVN- së nga e hëna do të vendosin njehsorët e energjisë elektrike në Haraçinë dhe në çdo vendbanim ku ka humbje energjetike. EVN ka informuar se ka humbje të mëdha të energjisë elektrike pasi në disa fshtra dhe komuna ka vjedhje të energjisë elektrike dhe kyçje ilegale.

Ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha për Televizionin Sitell se sistemi I vendosjes së hehsorëve të energjisë elektrike do të zbatohet në të gjitha komunat ku ka humbje të energjisë elektrike.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Nga e hëna ekipet e EVN-së duhet të fillojnë punën pa probleme në Haraçinë për të marrë masat e duhura që rrjeti të funksionojë sipas të gjitha rregullave dhe të paguhet rryma. Nga e hëna do të vendosen të gjithë njehsorët e energjisë elektrike sipas planit të EVN-së dhe trupit koordinues në pajtim me banorët”.

Ministri deklaroi se mbetet shqetësues fakti se edhe përkundër krizës energjetike, Maqedonia e veriut ka humbje të mëdha të rrymës.

Advertisement

Ndërkaq, EVN ka sqaruar se rreth 5 % e energjisë elektrikë shfrytëzohet pa autorizim.

EVN

“Rreth 5% e energjisë elektrike shfrytëzohet pa autorizim, gjegjësisht vidhet. 5% janë rreth 300.000 MWh. Të gjitha humbjet e energjisë elektrike, humbjet teknike dhe komerciale, EVN-ja i gjen në treg të hapur me çmim tregu. Nëse e marrim si çmim tregu 300 euro për MWh harxhimet për vjedhjen e energjisë elektrike janë mbi 100 milion euro”.

Humbjet janë reduktuar në 50% që nga 2006 e këndej. Nga kompania praktikisht pranojnë se një pjesë e humbjeve nga vjedhja e rrymës kalkulohen në faturat e të gjithë qytetarëve të tjerë.

EVN

Advertisement

“Humbjet e papranuara nga vjedhjet e energjisë elektrike janë në llogari të EVN – Elektrodistribuim, kurse një pjesë e humbjeve kalkulohen në çmimin e energjisë elektrike sipas metodologjisë për llogaritjen e energjisë elektrike nga ana e Komisionit Rregullator të Energjetikës”.

EVN-ja ankohet se nuk mund të vendosë rregull në shfrytëzimin dhe pagesën e rrymës në disa rajone për shkak se nëpunësit e tyre përballen me sulme verbale dhe fizike, dëmtim të pajisjeve dhe alarmeve por edhe mbështetje jo të mjaftueshme nga policia për ndërhyrje të koordinuar. Debati mbi pagesën e faturave dhe vjedhjen e rrymës u aktualizua ditëve të fundit kur banorë të Haraçinës denoncuan mungesën disaditore të rrymës në të gjithë fshatin. Kompania tha se bëhet fjalë për defekt të shkaktuar nga ngarkesa e madhe e trafostacioneve. Banorët e cilësuan si gënjeshtër për të dhënë një pasqyrë jo të mirë për fshatin. /SHENJA/

Exit mobile version