Një i mitur ndërroi jetë në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Sasa afër Makedonska Kamenica. Fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite, pasi një 58-vjeçar humbi kontroll mbi traktorin e tij me rimorkio. Siç bën me dije MPB-ja, 58-vjeçari S.GJ. ka humbur kontroll dhe ka rënë në lum. Personi D.A. (52) i cili në momentin e aksidentit ishte në traktor, ka kërcyer dhe nuk ka marrë asnjë lëndim, kurse i mituri, i cili po ashtu ishte në traktor, ka rënë dhe u shkel nga automjeti i rëndë, pas çka ka ndërruar jetë. Gjatë ditës së djeshme, komuna Makedonska Kamenica i anuloi të gjitha koncertet në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Kamenicës 2022” dhe shpalli tri ditë zie.