Site icon Tetova Expres

Akullorja Pepa Pig dje ishte 60 kurse sot u rrit edhe për 20 denarë

Akullorja Pepa Pig dje ishte 60, e sot? Është rritur në 80 denarë.

Kjo është akullorja, çmimi i së cilës për vetëm një ditë u rrit për 20 denarë. Në katalogun e kompanisë që e prodhon nuk figuron me çmim, si akulloret e tjera. Lokali që shet akulloren thotë se çmimet nuk i vendosin ata, por i dikton prodhuesi. Pyetëm Inspektoratin e Tregut – nëse kjo marzhë është normale dhe përgjigjja e tyre ishte:

“Çmimet e produkteve, përveç atyre që i mbulon vendimi i Qeverisë për kushte të veçanta në tregti, përcaktohen lirshëm në treg dhe nuk ka asnjë kufizim. Kjo varet nga tregtari që e formon çmimin me pakicë.”- thotë Aneta Simeska-Dimoska

Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Mirëpo, për çdo produkt që shitet, tregtari ka për obligim të mbajë evidencë të formularëve përkatës të përcaktuar me Rregulloren për mënyrën e mbajtjes së evidencës për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Nëse tregtari fare nuk mban evidencë ose nuk e mban në pajtueshmëri me ligjin dhe rregulloret e tjera, atëherë kjo paraqet shkelje që dënohet sipas Ligjit për Tregti.

Advertisement

Rritja e madhe e çmimit të një produkti në një periudhë të shkurtër kohore nuk justifikohet nëse bazohet në parime jotregtare.

“Lidhja e Odave Ekonomike si një rrjet biznesi promovon dhe inkurajon në mënyrë aktive punën e përgjegjshme dhe ligjore të kompanive, si kusht për zhvillimin dhe rritjen afatgjatë të bizneseve. Të gjithë ata që kanë njohuri për rastet e korrigjimit jotregtar të çmimeve, duhet të denoncojnë pranë institucioneve kompetente që kanë mekanizma kontrollues dhe sanksionues.”- thonë nga Lidhja E Odave Ekonomike.

LOE inkurajon institucionet kompetente që me më shumë motiv dhe resurse t’i qasen kontrollit dhe rregullimit të bizneseve ilegale ku ka më shumë gjasa të paraqitet dukuria e këtillë e keqpërdorimit.

Exit mobile version