Site icon Tetova Expres

Kasami: Grubi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar vendim, me të cilin ish objekti i shkollës medicinale në Tetovë i jepet Kadastrës

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha se ekzekutivi ka nënshkruar vendim pa u konsultuar me komunën e Tetovës, me të cilin ndërtesa e vjetër e shkollës medicinale në Tetovë i jepet në shfrytëzim Kadastrës, përcjell TV21. Kasami vendimin e pushtetit ekzekutiv e ka quajtur hakmarrje pas disfatës në zgjedhjet e 21 gushtit në Tetovë, ndërsa thotë se i njëjti vendim është i kundërligjshëm.

“Konkretisht në mënyrë hakmarrëse, Artan Grubi ka nënshkruar një vendim me të cilin godina e vjetër e shkollës medicinale i jepet në shfrytëzim të përhershëm kadastrës së Tetovës, siç mund të shihet, me këtë vendim, ky objekt i jepet në shfrytëzim kadastrës pa asnjë nevojë dhe pa u konsultuar me askënd. Me këtë vendim, Qeveria e Maqedonisë ka shkelur ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, ndryshimet e ligjit për arsim janë bërë në vitin 2004, ku pronësia dhe objektet shkollore dhe pasuria e patundshme e shkollave transmetohet te pushteti lokal, respektivisht u jepet komunave”, tha mes tjerash Kasami.

Kasami tha se vendimin në fjalë do e ankimojë në Gjykatën Administrative, dhe se për të njëjtin vendim do të informojë edhe ambasadat në vend, pasi siç tha në këtë objekt vazhdojnë të ndjekin mësim nxënës nga Tetova./tv21.tv

Exit mobile version