Site icon Tetova Expres

Petrovska: Me kërkesë të Ukrainës, u kemi dhuruar pajisje ushtarke për t’u mbrojtur nga Rusia

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në ClickPlus deklaroi se me kërkesë të Ukrainës, është dërguar pajisje ushtarake për mbrojtje nga agresioni rus, informon Zhurnal.

“Ajo që është e rëndësishme të tregohet kur flitet për Ukrainën, se nga momenti i parë e kemi dënuar këtë agresion që i ndodhi Ukrainës për arsye të kota sepse konsiderojmë se e njejta është e pabazë dhe se Ukraina me asgjë nuk ka provokuar asnjë lloj të këtij agresioni. Nga këto arsye, Republika e Maqedonisë së veriut është bashkangjitur ndaj sanksioneve, mirëpo në propozim të MM-së nga Qeveria janë miratuar tre vendime me të cilat kemi dhuruar lloje të ndryshme të pajisjeve ushtarake dhe armatim”, thotë Petrovska.

Qëllimi i këtij donacioni sipas saj, është që Ukraina të mbrohet nga agresioni rus./Zhurnal.mk

Exit mobile version