Site icon Tetova Expres

Kovaçevski: Për të filluar negociatat, patjetër duhet të ndryshojmë Kushtetutën

Për fillimin e negociatave dhe hapjen e kapitujve, do të duhet të bëhen ndryshime kushtetuese ku do të kyçeshin pjesë të popujve që jetojnë në Maqedoni, e të cilët nuk janë të vendosur në preambulë. Kështu njoftoi mbrëmë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, informon Zhurnal.

“Për momentin flasim për bullgarët, kroatët, malazezët, mirëpo edhe popuj tjerë kanë dëshirë për një gjë të tillë si përshembull izraelitët, egjiptjanët. Ne jemi shoqëri multikulturore dhe multifunksionale, dhe jemi të dëshmuar si të tillë në Evropë, praktikisht ne paraqesim shoqëri e cila konsiderohet si Evropë e vogël, sepse Evropa është shoqëri e dallimeve dhe unë konsideroj se nuk duhet të kemi problem lidhur me ndryshimin e tillë në Kushtetutë”, tha Kovaçevski mbrëmë në Tv Sitel.

Ai tha se vendi ynë tanimë ka filluar negociatat me BE-në, kalendari i procesit të skriningut tanim është publikuar, më 14 shtator ekipet do të shkojnë në Bruksel, ku edhe zyrtarisht do të mbahet takimi i parë./Zhurnal.mk

Exit mobile version