Site icon Tetova Expres

Gjendet makina e vjedhur në Tetovë, arrestohet autori

MPB informon se e ka arrestuar vjedhësin e një veture në Tetovë.

Nga MPB njoftojnë se mbrëmë në ora 21:30 në Tetovë, zyrtarët policorë e kanë arrestuar 45-vjeçarin Z.D nën dyshimin se rreth para dy orëve në rrugën “Gostivarska” në Tetovë, e ka vjedhur një makinë “Volkswagen Polo Clasic” me targa të Tetovës, nën pronësi të 64-vjeçarit I.SH.

“Makina taksin, e cila ka qenë e parkuar me dyer të hapura dhe çelësin brenda, ë vonë është gjetur në rrugën “146” në Tetovë dhe i është kthyer pronarit. Z.D Është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version