Site icon Tetova Expres

Sot në mëngjes është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me epiqendër mes fshatrave Kuratica dhe Openica të Ohrit është regjistruar sot në mëngjes.

Sipas të dhënave në ueb faqen e Qendrës Seizmologjike Evropiane, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet 2.6 shkallë.

Prej atje thonë se ky është aktivitet i rregullt sizmik dhe nuk ka nevojë për panik.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 5 kilometrash.

Exit mobile version