Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se rajoni I Komunave Prilep, Dollneni dhe Krivogashtani ishin përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje në disa vendbanime të Komunës së Dollnenit, konkretisht në Llazhanë, Debresh dhe Zhitoshë.
Sipas njoftimeve, situata më kritike ka qenë në fshatin Lazhanë, ku sic përcjell KlanM, pjesa më e madhe e fshatit ka qenë nën ujë. Për shkak të përmbytjeve të bodrumeve është bërë evakuimi i qytetarëve të rerzikuar. Nga QMK kanë thënë se pjesa më e madhe e Komunës së Dollnenit ka qenë pa rrymë elektrike, por jo për shkak të defekteve, por rryma është çkyçur për sigurinë e banorëve dhe rrjetit elektrik.
QMK-ja ka njoftuar se në Vinicë janë paraqitur mbi 60 objekte të përmbytura. Atje, sic njofton KlanM, tashmë ka përfunduar thithja e ujit nga objektet e banimit dhe nëse nuk ka reshje të reja pritet edhe rregullimi I infrastrukturës.
Për shkak të reshjeve të shiut, matjet e Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike kanë konstatuar se mbi mesataren për Gushtin, është rritur niveli I lumit Vardar në Jegunovcë, tek ura hekurudhore në Shkup dhe në Demir Kapi. Rritje të niveleve të lumejve, sic përcjell KlanM, regjistrohen edhe në vendbanime tjera.
Sipas kompetentëve gjatë 24 orëve të fundit reshje më të mëdha të shiut janë regjistruar në Vinicë me 55 litra në metër katrorë, në Tetovë me 32 litra në metër katrorë dhe në Krushevë me 21 litra në një metër katrorë.
Metereologët paralajmërojnë se do të vazhdojë moti jostabil vecanërisht në orët e pasditës dhe të mbrëmjes. Sic përcjell KlanM, lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme të shiut, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit.