Site icon Tetova Expres

UEJL ka publikuar risitë për ofertën programore për vitin e ri akademik 2022-23

Universiteti i Evropës Juglindore ka publikuar risisë për ofertën programore për vitin e ri akademik 2022-23.

Në vijim oferta nga UEJL:

“Infermieria dhe Fizioterapia në UEJL vendosin standarde të reja në kujdesin shëndetësor Universiteti i Evropës Juglindore vitin e ri akademik, do ta fillojë me gjashtë fakultete, ku risi është Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, i cili tashmë është akredituar dhe i ka kaluar të gjitha filtrat institucional dhe të cilësisë. Fakulteti, këtë vit do të ofrojë dy programe studimore, Infermierinë dhe Fizioterapinë, me mundësi të zgjerimit të ofertës programore në të ardhmen.

Qëllimi i hapjes së këtij fakulteti është që të përgatit kuadër shëndetësorë, i cili duke shfrytëzuar standardet e larta të cilësisë, praktikës në laboratorët e pajisura me teknologjinë e fundit, profesorëve me reputacion ndërkombëtarë, të ndikojë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe shëndetin në përgjithësi në vend dhe në rajon. “Ne kemi nënshkruar marrëveshje me shumë institucione relevante shtetërore dhe ndërkombëtare, kurse ideja është që këto mundësi tua ofrojmë studentëve si në aspektin e teorisë, ashtu edhe në aspektin e punës praktike dhe kliniko – praktike.“, thotë, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, rektori i UEJL-së. Studentët e këtij fakulteti pritet të dëshmojnë shkathtësi të shkencave bazë dhe klinike mjekësore dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve që është parakusht për kryerjen e veprimtarisë së duhur shëndetësore. “Universiteti dhe fakulteti tashmë kanë realizuar të gjitha përgatitjet dhe plotësuar të gjitha kushtet të një qendre të vërtet shëndetësore. Laboratorët, do të mbështesin punën praktike dhe janë sipas modelit dhe teknologjisë së fundit, kurse studentët e këtij fakulteti praktikën përveç në këto laboratorë, do të kenë mundësi ta realizojnë në të gjitha institucionet relevante në vend. “, thonë nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

Universiteti i Evropës Juglindore në vitin e ri akademik 2022-23, ofron 28 programe studimore në gjashtë fakultete, edhe atë në: Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore.”, thuhet në kumtesën e UEJL.

Advertisement
Exit mobile version