Site icon Tetova Expres

MPPS: Shtesa prej 1000 denarësh për shfrytëzuesit e Ndihmës minimale të garantuar do të vazhdojë nga tetori deri në mars

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) përgënjeshtron se ka pasur ulje të shumës së mjeteve për shfrytëzuesit e Ndihmës minimale të garantuar. Ulja prej 1.000 denarëve thonë në MPPS, janë mjete që janë dedikuar për konsum të energjensëve për shfrytëzuesit e Ndihmës minimale të garantuar gjatë gjithë vitit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Pasi Kuvendi e shfuqizoi gjendjen e jashtëzakonshme në vend, theksojnë nga MPPS, këto mjete paguhen në muajt e sezonit të ngrohjes, siç ishte edhe para vendosjes së saj.

“Kompensimi prej 1.000 denarëve për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të konsumit të energjensëve për shfrytëzuesit e së drejtës për Ndihmë minimale të garantuar, pagesa e të cilit vazhdoi në muajt gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe me dekretet që i miratoi Qeveria u ndërpre pagesa e kompensimit për pranuesit e ndihmës. I njëjti vazhdon të paguhet në muajt që janë sezon ngrohjeje si më parë. Kjo lloj e pagesës konform Ligjit për mbrojtje sociale do të vazhdojë nga tetori deri në mars të vitit tjetër për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjensëve në amvisëri, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Këto vendime në veprim, shtojnë nga MPPS-së janë miratuar në përputhje me Ligjin dhe për të është njoftuar opinioni përmes një kumtese për media të publikuar më 5 gusht të këtij viti.

Exit mobile version