Site icon Tetova Expres

Aeroplanë ushtarak B52 sonte do të fluturojnë mbi Shkup

Forcat ajrore të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë sot në orën 14:35 do të kryejnë fluturime mbi Shkup me dy aeroplanë ushtarakë të llojit B52.

 

Fluturimet e aeroplanëve, siç informon Ministria e Mbrojtjes do të demonstrojnë aleancën e fuqishme të NATO-s dhe njëherësh paraqesin garanci për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

“Me qëllim për të treguar përkushtim dhe garanci të sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, Forcat ajrore të SHBA-së gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut do të kryejnë fluturime edhe mbi Kroaci, Malin e Zi dhe Shqipëri”, theksojnë nga MM.

Exit mobile version