Kryetari i VMRO-DPMNE-së foli edhe rreth koncertit të 21 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit ku u organizua koncert dhe u shpenzuan para, transmeton InfoShqip.
“Në Tetovë nuk ka ujë për pije, Haraçina nuk ka kanalizim kurse ata shpenzojnë shuma të mëdha parash për koncerte kjo është shokuese, çfarë të themi tjetër” – deklaroi Mickoski.
Ai gjithashtu reagoi në lidhje me paralajmërimet për reformë në sistemin tatimor. Miskocki ka akuzuar Qeverinë se, rritja e tatimeve bëhet për keqpërdorime. Sipas tij, tatimet janë që të fitojnë aranzhmanin që e negociojnë me institucione financiare ndërkombëtare, por ata dëshirojnë që atë aranzhman ta ndërlidhin me realizimin e projektit Bechtel dhe Enka.
Në lidhje me krizën energjetike, Mickoski tha se, periudha që vijon do të jetë sfiduese dhe shumë e vështirë dhe për këtë ai tha se do propozojnë disa ligje menjëherë sa po të rikthehet me punë Kuvendit.