Site icon Tetova Expres

LSDM:Mbështetje për kategoritë e rrezikuara

Kandidatët për këshilltarë të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, së bashku me ministren e punës dhe politikkës sociale Jovanka Trençevska kanë realizuar takim shoqatën e të verbërve dhe me shikim të dobët, si dhe pensionistët e Tetovës. Me këtë rast, Ministrja Trençevska, tha se me këta kategori të qytetarëve bisedojnë për problemet me të cilët pwrballen ata.
“Me këtë rast do të shohim se çka mungon në pjesën e ligjeve por edhe në pjesën e shërbimeve, të cilët I krjon qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Biseduam me shoqatën e të verbëve dhe gjysëm të verbër. Ka edhe disa kërkesa nga ana e tyre të cilët do të jenë pjesë e politkkave që do të krijohen në të ardhmen dhe shpresojmë se këta kërkesa do të jenë edhe në buxhetin për vitin e ardhshëm. Atë që dua ta them në vigjilje të zgjedhjeve në Tetovë është se LSDM-ja me krijimin e politkave qendrore me të vërtetë e përmirëson jetën e qytetarëve duke përfshirë edhe qytetarët e Tetovës.Pak kohë më parë, këshilltarët e LSDM-së kanë qenë pjesë e shumicës në këshillin e Tetovës dhe kanë njohuri për problemet me të cilët balafaqohen tetovarët dhe nëse na jepet mbështetja sërish ne do të jemi krah qytetarëve pa dallim se janë nga kategoritë e rrezikuara, raste sociale, të rinj.Prandaj kërkojmë mbështetje për listën e këshilltarëve të LSDM-së” tha ministrja e punës dhe politikkës sociale Jovanka Trençevska.

Exit mobile version