Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me rastin e zgjedhjeve lokale në Tetovë të 20 gushtit, në një video postim ka kërkuar nga tetovarët që t’ju japin mundësi dhe t’i japin zë rinisë, pasi sipas Selës nëse i japin zë rinisë i kanë dhënë vizion Tetovës dhe ardhmërisë. Ndryshe për herë të parë Aleanca për shqiptarët ju ka dhënë mundësi në listën për këshillarë të jenë të gjithë të ri.TOP24
“Për një Tetovë të ndërtuar dhe pa kaos, ku do të sundojë ligji dhe jo individi. Për një arsim cilësor të departizuar dhe me kushte moderne. Gastronomia Tetovare na bën krenarë në Evropë, ndërsa harrohet nga cdo pushtet vendor. Krenaria e qytetit janë zejtarët, ata meritojnë respekt dhe mbështetje. Më shumë hapsira dhe mundësi për sport dhe rekreacion, me një rini të shëndoshë. T’ia rikthejmë Tetovës jetën dhe gjallërinë. Ku qytetarët do të jenë të sigurtë, ku do të mund të edukojmë dhe të ngrisim gjenerata të shëndosha. Jepi zë rinisë!”