Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë informuar deri tek Ministria e Shëndetësisë se ka përfunduar ekzaminimi i strishos që i është marrë pacientit nga Kërçova i dyshuar për lijën e majmunit, ndërsa rezultati është negativ.
Kujtojmë se Instituti ka një sasi të mjaftueshme analizash për zbulimin e lijës së majmunit dhe analiza kryhet sipas indikacionit të vendosur nga një specialist infektolog. Në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, situata me lijën e majmunëve po monitorohet nga afër në mbarë botën.