Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor jep rreth 800 vendime në ditë, mpërveç fundjavës kur numri i rasteve pozitive është më i ulët, gjegjësisht aq sa ka të regjistruar zyrtarisht pacientë pozitivë me koronavirus, raporton Faktor.mk, transmeton Portalb.mk.
“Personave që janë konfirmuar se kanë Covid-19 me test PCR ose një test të shpejtë të antigjenit në një nga laboratorët e që nuk kanë shfaqur simptoma të sëmundjes, pra janë raste asimptomatike, u caktohet izolim në shtëpi për shtatë ditë nga ditën e testimit, ndërsa ata që kanë krijuar pasqyrë klinike që korrespondon me virusin, përkatësisht janë raste simptomatike, izolohen për shtatë ditë nga dita e testit plus tre ditë rresht nëse personi nuk ka rritje të temperaturës”, thotë drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Irina Buhova, duke theksuar se me vendim të Qeverisë u reduktua numri i ditëve të izolimit, ndërsa pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive që në janar të këtij viti.
“Për dallim nga më parë, kur vendimet pë izolim të qytetarëve dërgoheshin në Viber, tani pacientët i shkarkojnë ato përmes www.vakcinacija.mk. Ajo që dua të theksoj është se pas përfundimit të periudhës së izolimit, kërkohen edhe tre ditë të tjera respektim të rreptë të masave të mbrojtjes personale, pra vendosja e maskës mbrojtëse, sidomos kur qëndron në ambiente të mbyllura me persona të tjerë, madje edhe jashtë nëse ka prani të madhe të njerëzve”, thotë doktoresha Buhova.
Numri i ditëve për izolim varet nga raporti i mjekëve amë për pasqyrën klinike të pacientëve.
“Kontrolloe kryejmë çdo ditë. Gjatë kësaj periudhe ka transmetim të madh të virusit, por jo të gjithë pacientët testohen edhe pse simptomat tregojnë se janë pozitivë për kovid. I këshillojmë që të paktën të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e kësaj sëmundjeje dhe të qëndrojnë në shtëpi për të paktën tre deri në pesë ditë. Sa i përket kontakteve, sigurisht që nuk parashikohet izolim për ta, sidomos për ata që janë vaksinuar, por edhe ata duke e ditur se kanë qenë në kontakt të ngushtë me një person të infektuar, në mos tjetër të paktën duhet të mbajnë maskë nëse lëvizin mes një numër të madh njerëzish”, thotë Maqedonka Popova Spaseska, mjeke amë nga ordinanca Mastesa.
Në një prononcim për Faktor, nga ana tjetër, një pjesë e pacientëve të infektuar, veçanërisht ata që kanë simptoma, gjegjësisht kanë temperaturë, kollë, rrufë, thonë se e kanë kryer si duhet testin PCR dhe sipas procedurës atyre u është lëshuar vendimi izolimi që e respektojnë maksimalisht, por gjatë gjithë ditëve që kanë qëndruar në shtëpi, askush nuk erdhi t’i kontrollonte.
“Nuk ka kontrolle. Në periudhën paraprakeishte shumë më rreptë dhe me sa mbaj mend gjobat për thyerjen e izolimit ishin shumë të larta. Tashmë gjithçka i është lënë ndërgjegjes së vetë pacientit, por për fat të keq jo të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm, ndoshta kjo është arsyeja pse numri i të infektuarve të rinj është i madh. Mesiguri ka të paktën pesë herë më shumë të infektuar se numri zyrtar i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët as nuk janë testuar dhe as nuk i respektojnë ato masa themelore mbrojtëse”, thonë personat me të cilët ka kontaktuar Faktor.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me kovid-19 në vend është 4.379. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 332.667 të infektuar, 318.890 të shëruar dhe 9.398 të vdekur.