VMRO-DPMNE-ja opozitare sot përmes një kumtese për media thonë se nga MPJ-ja bullgare së shpejti do të dalin kushte dhe dokumente të reja kundër Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevskit po fshihet dhe nuk reagon, transmeton Zhurnal.
Siç thonë nga DPMNE, përsëri po dalin kushte dhe dokumente të reja nga ana e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, duke u bazuar në deklaratat e djeshme të ministrit të ri të jashtëm bullgar Nikollaj Millkov, i cili paralajmëroi dokument të ri për përmbushjen e detyrave për RMV-në.
“Nuk mjaftoi tradhëtia që e bënë me pranimin e protokolit dhe kornizës për negociata në të cilat i futën marrdhëniet bilaterale, tain përgatitet dokument i ri me kushte dhe detyra të reja të cilat duhet t’i përmbushë shteti.
Derisa njeriu i parë i MPJ-së bullgare flet për kushte të reja, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq janë fshehur në birrën e miut, heshtin për atë që po përgatitet në Bullgari. Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duhet menjëherë të përgjigjen çfarë përmbajnë këto dokumente, cilat janë kërkesat dhe kushtet e reja?”, pyesin nga DPMNE.
Nga VMRO thonë se autoritetet tona janë përpjekur të bindin qytetarët se me protokolin janë mbyllur të gjittha kushtet nga ana e Bullgarisë, pas një muaji po marim kushte të reja.
“Nuk ka fund për tradhtinë dhe shitjen e identitetit maqedonas, të historisë, gjuhës dhe kulturës nga ana e Dimitar Kovaçevskit, Bujar Osmanit dhe Bojan Mariçiqit.
Për t’u dhënë fund tradhëtive, nevojiten referendu dhe zgjedhje të shpejta parlamentare që qytetarët të thonë mendimin e tyre për tradhëtitë që i bëri kjo qeveri jopopullore”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk