Site icon Tetova Expres

Një i vdekur nga aksidenti i sotëm në rrugën Kërçovë-Gostivar

Një person ka ndërruar jetë nga aksidenti mëngjesin e sotëm në magjistralen Kërçovë-Gostivar, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në kryqëzimin “Tajmishka” mes një kamioni “Man” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga 56-vjeçari L.S. dhe një veture “Hjundai”, me targa të Shkupit.

Siç informon SPB-Ohër, në aksident ka ndërruar jetë shoferi i veturës “Hjundai” ndërsa është lënduar edhe një bashkudhëtare në të njëjtën veturë, me iniciale R.K.(42) nga Shkupi.

Exit mobile version