Connect with us

Lajme nga vendi

Danela Arsovska ua ndërpren kontratat 32 shqiptarëve në “Higjienën Komunale

Published

on

Higjiena Komunale Shkup ua ndërpren kontratat 34 personave, prej të cilëve 32 janë shqiptarë njoftojnë burime për tv KlanM.

NP ,,Higjiena komunale’’ – Shkup, themelues i së cilës është Qyteti i Shkupit është njëra nga ndërmarrjet më të mëdha në sferën komunale të Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe me këtë sektor udhëheq Kozana Mazneva e cila në këtë post vjen pas shkarkimit të ish drejtorit Zudi Koka Enuzi nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Bajrami: Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të qetë

Published

on

Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e sotme e zgjedhjeve, në të cilën votohet në raundin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, po kalon në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha të procesit zgjedhor deri në këtë moment, tha Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të PPRMV-së.

“Nga ngjarjet e raportuara gjatë ditës së djeshme është regjistruar rast në Dellçevë me urdhër të MPB-së për kontroll të dokumentacionit zyrtar në Dellçevë dhe Kamenicë të Maqedonisë për shkak të dyshimeve për një vepër penale – ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimi sipas nenit 162 të Kodit Penal. Dyshimet kishin të bënin me gjoja vendosjen e matësve të ujit për qytetarët e ndërmarrjeve publike pa para dhe për ryshfet gjatë zgjedhjeve. Në Radovish është njoftuar sot për një ngjarje në fshatin Buçim, kur një votues, para se ta hedhë fletën e votimit në kuti, ia ka treguar një vëzhguesi të një partie politike. Janë dhënë udhëzime për të verifikuar nëse ka elemente të veprës penale nga neni 160 i Kodit Penal – Shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve.

Megjithatë, bëhet fjalë për një numër jashtëzakonisht të vogël të ngjarjeve të tilla, kështu që mund të japim një vlerësim të përgjithshëm se i gjithë procesi zgjedhor deri në këtë pikë po kalon pa trazira të mëdha që do të përmbanin elemente të veprës penale. Kjo rrjedhë e procesit zgjedhor është pasqyruar edhe në e-mailin tonë izbori@jorm.mk, ku deri më sot nuk është regjistruar asnjë denoncim për krime lidhur me zgjedhjet”, u shpreh Bajrami.

Gjatë ditës është organizuar një detyrë e jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike dhe jemi në koordinim të ngushtë me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor.

Nga Komisioni theksojnë se Komisioni monitoron parregullsi të mundshme zgjedhore që do të përbënin krime nga kreu 16 i Kodit Penal, pra krime kundër zgjedhjeve dhe votimit, por edhe krime të tjera që mund të prishin rrjedhën e procesit zgjedhor.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Deri ora 13:00 dalja në zgjedhjet presidenciale në RMV është 24.82

Published

on

Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në ora 13:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së për rajonin e Tetovës dhe Gostivarit me rrethinë ;

TETOVË  21.14%   prej numrit të përgjithshëm 86.405   kanë votuar      17.967 votues

GOSTIVAR 16.31%  prej numrit të përgjithshëm    81.517  kanë votuar  13.284 votues

BOGOVINË 13.16% prej numrit të përgjithshëm      28.583  kanë votuar    3.761 votues

BËRVENIC  18.72%  prej numrit të përgjithshëm     15.898  kanë votuar    2.974 votues

Advertisement

VRAPÇISHT 10.35 %  prej numrit të përgjithshëm   26.778  kanë votuar     2.769 votues

ZHELINË   11.89 %  prej numrit të përgjithshëm   25.132   kanë votuar     2.985 votues

JEGUNOVC  19.32 %  prej numrit të përgjithshëm   10.007  kanë votuar  1.932 votues

TEARCË    17.96 %  prej numrit të përgjithshëm   22.421  kanë votuar   4.024  votues

Kurse në gjithë teritorin e Republikës së Maqedonis së Veriut deri ora 13.00 dalja e votuesve është 24.82 % prej numrit të përgjithshëm  1.814.317 votues,  kanë votuar   438.063 votues. Të dhënat e publikuara janë marur nga faqja krzesore e KSHZ-së .

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Presidencialet”, ODIHR nesër do t’i publikoj rezultatet e para

Published

on

Përfaqësuesja e ODIHR-it pas vizitës në dy qendra të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi është i mbarë dhe se një vlerësim të plotë do të mund të japin pas përmbulljes së procesit të votimit.

“Deri më tani kam vizituar vetëm dy qendra votimi ku ka shkuar gjithçka mirë dhe pa probleme. Por këto janë vetëm dy nga qendrat e shumta të votimit, kështu që nuk mund të nxjerrim një përfundime deri në fund të ditës”, tha Gillian Stirk, ODIHR.

Continue Reading

Më të lexuarat