Site icon Tetova Expres

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V : “Ëndërra jonë u bë realitet”

Triumfi u takon të gjithëve
“Ëndërra jonë u bë realitet”
Të dashur vëllezër e motra! Të nderuara media! Të nderuar bashkëpunëtorë! Pjesëmarrja jonë nga data 27 korrik në Turqi në një nga festivalet më të mira në botë u kurorëzua me Triumf! Ëndërra jonë dhe moto”shqiptarët po vinë” pati kuptim të vërtetë kur në mesin e 25 shteteve, paraqitjet dinjitoze të artistëve tanë, diciplina e programi u vlerësuan nga anëtarët e jurisë që unanim vendosën që çmimi i parë të ndahet për Ansamblin tonë!
Urime për të gjithë bashkëpunëtorët profesional dhe secilit adhurues të ansamblit tonë! Falemnderojmë Ministrinë e Kulturës, mediat që na mbështetën dhe në veçanti vëllezërve tanë shqiptar në Turqi të cilët na kanë falur aq shumë kujdes e dashuri gjatë këtyre ditëve! Urime për organizatorët për mrekulllinë që u falën spektatorëve përmes këtij festivali prestigjioz!

Exit mobile version