Kursimi i energjisë elektrike në MPB nga 7% në 33%, gjegjësisht në vitin 2021 kursimi është pothuajse 9 milionë denarë, në vitin 2020 gjithsej 45 milionë denarë, ndërsa si bazë është marrë viti 2017, njoftoi sot ministri i MPB, Oliver Spasovski.
“Ne si kryesi e Ministrisë së Punëve të Brendshme monitorojmë vazhdimisht nevojat dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve të reja që do të kontribuojnë në shfrytëzimin racional të energjisë elektrike dhe burimeve të energjisë për përfshirje aktive në uljen e nevojave gjatë një krize potenciale energjetike.
Uniforma blu funksionon për një ambient të gjelbër”, shtoi ai.