Bartësi i listës së këshilltarëve nga Lëvizja Besa, Besar Durmishi me kryetarin e komunës, Bilall Kasami si dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë, zhvilluan takim me banorët e Drenovecit. Para banorëve Durmishi ka deklaruar se pse Besës në Tetovë i duhet shumicë në këshillë. Më tej ai ka deklaruar se numri 8 është simbol i së ardhmes dhe simbol i fjalës së mbajtur.
“Ne jemi këtu për të kërkuar Shumicë për 8ovën, jemi këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj per ta bërë qytetin për të gjithë. Ne jemi këtu për Tetovën, kërkojmë shumicë per Tetovën. Numri 8 është simbol i punës, simbol i të ardhmes, simbol i fjalës së mbajtur. Numri 8 ështé numër i BESËS, voto 8. Për qytetin!, ka deklaruar Durmishi.