Site icon Tetova Expres

Në tre ditët e fundit 1.171 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në periudhën prej (nga 29.07 deri 31.07.2022) janë realizuar 2.631 testime për Kovid-19, ndërsa janë regjistruar 1.171 raste të reja prej të cilëve 275 riinfektime.

Gjatë kësaj periudhe 1.390 pacientë janë regjistruar në regjistrin e të shëruarve, ndërsa tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend gjithsej janë bërë 2.118.638 testime për Kovid-19. Numri i të diagnostifikuarve është 328.180, numri i pacientëve të shëruar është 313.833, numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e Kovid-19, është 9.373, ndërsa numri i rasteve aktive në vend shënon 4.974.

Exit mobile version