Ka ndërruar jetë ish ministrja e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Ilinka Mitreva. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.
“Ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës para kohe, Ilinka Mitreva, ish-deputete nga radhët e LSDM-së dhe ministre e Punëve të Jashtme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LSDM-së.
Ilinka Mitreva ka lindur më 11 shkurt të vitit 1950 në Shkup. Pas diplomimit në Fakultetin Filologjik në Shkup – grupi filologji rumune në vitin 1973, ka magjistruar në Fakultetin Filologjik në Beograd, ndërsa pastaj edhe ka doktoruar në Fakultetin Filologjik në Shkup.
Që nga viti 1974 deri në vitin 2001 ka punuar si asistente më e re, docente dhe shefe e Katedrës së Gjuhës Rumune dhe Letërsisë në Fakultetin Filologjik në Shkup. Profesoreshë e letërsisë franceze në Katedrën e Gjuhës Rumune dhe Letërsisë është që nga 23 nëntori i vitit 2001 deri më 31 tetor 2022. Mitreva është autore e shumë punimeve shkencore.